apo krahasimi i aftësive
psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqëror
e të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave
të ndryshme. Sporti si aktivitet që përfshin aftësitë fizikë e mendore të njeriut,
me qellim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për ti përdorur më pas
në një mënyre më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa
edhe zhvillimi i inteligjencës së njeriut. Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, ishte vetëm
një mënyre shumë e dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën.
Parahistoria
Gjatë shekullit të XIX nga shumë kërkime të kryera në Francë, Afrikë dhe Australi, është arritur në përfundim se në tempujt parahistorike, zhvilloheshin ceremoni dhe rituale të cilat përfshinin aktivitet fizik nga ana e pjesëmarrësve. Disa nga këto gjetje i përkasin një epoke gati 30 mije vjet më parë. Ka ilustrime që i përkasin epokës së gurit të cilat janë gjetur në shkretëtirën e Libisë, ku shfaqen qartë njerëz duke notuar apo duke përdorur harkun. Po këto grafitë tregojnë qartë interesin e njeriut të shpellave për aktivitete të cilat nuk ishin të lidhura në mënyre të drejte për drejte me qëllimin për tu ushqyer por ishin thjesht një zbavitje edhe pse nga këto burime nuk mund të nxjerrim ndonjë prove të pakundërshtueshme mbi aktivitetin sportiv në atë epoke.Megjithatë askush nuk mund të na pengoje të mendojmë se gjatë asaj periudhe praktikoheshin aktivitete të cilat lidheshin ngushte me ritualet mistike. Këtu mund të përfshihen edhe qytetërimet euro-asiatike.